Sistemi bankar dha rreth 25.2 miliardë lekë kredi të re gjatë muajit qershor vlera e së cilës është rritur thuajse me 29% në krahasim me muajin maj, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.(BSH)
Për qershorin, kredia e re për bizneset ra me 22%, ndërsa për individët ajo shënoi një rritje me 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pavarësisht rënies së lehtë të muajit qershor, kreditimi i ekonomisë deri tani është në nivele më të larta krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj bankat kanë disbursuar rreth 109.6 miliardë lekë kredi, 10.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kontributi në rritje për 6 mujorin ka ardhur nga individët ku kredia e re është rritur me 62% ndërsa për bizneset ajo paraqitet në rënie me thuajse 9%.
Pavarësisht rritjes gjatë këtij 6-mujori, kredia ende nuk ka arritur nivelet e periudhës së pandemisë ku sipas statistikave kredia e re është më e ulët me mesataren e 6-mujorit të parë për periudhën 2016-2019.
Në fund të muajit qershor, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 624.4 miliardë lekë. Vetëm gjatë muajit qershor, portofoli i kredisë u rrit me 0.9%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e portofolit të kredisë ka arritur nivelin 5.9%.
Kjo gjë ka ndikuar edhe në rritjen e kredisë për bizneset e cila në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja e portofolit të kredisë ka arritur në nivelin 5.9%
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



