Mjedis

Në garë kundër kohës/ Misioni i guximshëm nën akujt e Antarktidës

Një ekip shkencëtarësh ka shkuar në akullnajën Thwaites në Antarktidë dhe po përgatitet të shpojë më shumë se gjysmë kilometër akull. Ky shpim do t’i lejojë studiuesit të ulin një nëndetëse robotike që do të eksplorojë pjesën e poshtme të akullit, për të kuptuar më mirë pse akullnajat po shkrihen kaq shpejt.
Akullnaja e Thwaites, e cila është pjesë e akullit të Antarktidës perëndimore, ka humbur rreth 540 ton akull që nga viti 1980. Por matjet e fundit tregojnë se shkrirja e akullnajës po shpejtohet.
"Ka disa akullnajat në Antarktidë që kanë shkrirë njëjtë si Thwaites, por kjo është ajo për të cilën jemi më të shqetësuar," tha David Vaughan, drejtori i shkencës në Misionin Vëzhgues Britanik të Antarktikut, i cili ka udhëtuar me ekipin e shkencëtarëve.

Në kushte të vështira, ku temperatura mund të arrijë nën -20C, studiuesit do të kenë vetëm disa ditë kohë për të shpuar akullin e të vendosin pajisjen.
“Qëllimi është ta bëjmë ketë proces sa më shpejt që të jetë e mundur. E gjithë kjo do të ndodhë brenda tre deri në katër ditëve,” tha Vaughan.

Ekspedita në akullnajën me madhësi sa shteti i Floridas u bë më e rrezikshme këtë vit, kur shkencëtarët e NASA-s zbuluan nëpërmjet radari depërtues një zgavër masive në bazën e saj. Ndërsa, 13 ton akull u shkrinë gjatë tre viteve të fundit.
Në fund të dhjetorit, shkencëtarët në skuadër hodhën në vend anije të pajisura me radarë mbi akull për të hartuar trashësinë e shtresave afër "vijës tokësore", ku akullnaja lë tokën dhe shtrihet mbi det. Harta do t'i ndihmojë ata të tregojnë se ku mund të shpojnë akullin.
"Askush nuk ka qenë në gjendje të shpojë akullin afër vendit ku ai fillon të notojë dhe kjo është pika kritike," tha Vaughan.
Pajisja 3,5 metra e gjatë përmban kamerat me definicion të lartë dhe instrumente për monitorimin e rrjedhës së ujit, kripën, oksigjenin dhe temperaturën. Këto mund të përcaktojnë se sa ujë i freskët po rrjedh nga nën shtresat e akullit. Pajisja robotike do të ekzaminojë edhe sedimentin e ngrirë të derdhur në ujë. Të dhënat do të futen në modele kompjuterike për të rafinuar parashikimet në lidhje me fatin e akullnajës dhe përmasat e rritjes së nivelit të detit që do të prodhojë shkrirja e tij.
Akullnaja Thwaites është tashmë përgjegjëse për rreth 4% të rritjes globale të nivelit të detit, pasi akulli rrëshqet nga toka në det. Por për shkak se shtresat e akullit po shkrihen dhe po hollohen, akullnaja po shkrin më shpejt. Vetë Thwaites përmban mjaft akull për të ngritur nivelin global të detit me më shumë se 2 metra (61 cm).
“Nëse akullnaja Thwaites shkrihet vetë, ne do të shohim një ngritje të nivelit të detit. Ne nuk po themi se do të ndodhë në 100 vitet e ardhshme, por sigurisht që mund të fillojë në atë periudhë kohore ,”tha Vaughan.
“Ne do të shohim rrjedhën e akullit dhe do të shohim se si ndikohet, nga faktorët natyrorë, për shembull, nga ndryshimet e baticës. Të gjitha këto gjëra na tregojnë për ndjeshmërinë e sistemit ndaj trazirave të vogla, të cilat në të ardhmen mund të jenë shqetësime të mëdha pasi shkrin akullin. E gjitha kjo ka të bëjë më rritjen e nivelit të detit. Kjo ka të bëjë me rritjen e nivelit të detit. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu,” shtoi ai.
Puna në terren, do të zgjasë deri në Mars 2020./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë