Ka ndodhur

Në furgon me 26 klandestinë drejt Tiranës, ndalohen dy të rinj

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Korçës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për ndihmë kundrejt fitimit ndaj emigrantëve të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, është vënë në pranga shtetasi P.M., i cili kundrejt shpërblimit dyshohet se po transportonte në drejtim të Tiranës, me një mjet tip furgon 26 emigrantë të paligjshëm.

Pas hetimeve, dyshohet po ashtu se shtetasit K.R.,(i arrestuar) dhe R.Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme.

“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve P. M., 17 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; K. R., 24 vjeç, banues në Korçë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., 24 vjeç, banues në Maliq. Shërbimet e Policisë, kanë kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, në Maliq, mjetin furgon tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm. Nga kontrolli i dokumentacionit të 17-vjeçarit, rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme“, – thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë