Nga Gazeta ‘SI’ – Në një analizë të Bankës së Shqipërisë për tregun imobiliar, theksohet se në gjysmën e dytë të vitit të shkuar pati një ngadalësim.
Në gjashtëmujorin e dytë 2024, në Shqipëri u shitën 863 prona, 36% më pak se gjashtëmujori i parë.

Po ashtu, koha mesatare e shitjes së banesave u rrit në 10.5 muaj nga 9.3 muaj që ishte. Në Tiranë u ul, ndërsa në zonat bregdetare u rrit. Agjentët tregojnë se ka një rënie të pronave të dispoueshme për shitje.
Sipas të dhënave raportohen vlerësime më optimiste për situatën aktuale në treg, si dhe për pritshmëritë në vijim.
Ndërkohë, interesi i blerësve jorezidentë mbetet i lartë, veçanërisht nga vendet e Bashkimit Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.