Para

Në fund të 2022-shit u rrit stoku i kursimeve të shqiptarëve. Ato në valutë me rënie

Nga Gazeta ‘SI’ – Kursimet e shqiptarëve në banka u rritën ndjeshëm në fund të dhjetorit 2022 duke mbyllur vitin pozitivisht, pas luhatjeve të shumta gjatë muajve paraardhëse.

Për dhjetorin, stoku i depozitave në bankë është rikthyer në vlerën e 1.27 trilion lekëve, me 9.4 mld lekëve më shumë nga nëntori.

Ato në valutë kanë shënuar një rënie të lehtë, me 178 mln lekë, që mund të lidhet dhe me zhvlerësimin e euros kundrejt lekut gjatë të njëjtës kohë. Gjithsesi depozitat në valutë vazhdojnë të zënë më shumë se gjysmën e totalit.

Depozitat i janë kthyer rritjes pas një rënie prej 1% në muajin nëntor, kur stoku kishte arritur vlerën më të lartë historike, 1.28 trilion lekë që ishin në tetor 2022.

Tre mujori i fundit i vitit solli një valë të re të rritjes së çmimeve nga mesi i tetor-nëntorit, kur u bë dhe rritja e fundit e normës së interesit. Atë kohë, kursi i euros u zhvlerësua në rekorde historike duke u blerë me deri në 113 lekë. Kriza e çmimeve që nisi nga lufta në Ukrainë, u pasqyrua shumë shpejt dhe në stokun e depozitave që nisi të rimëkëmbej vetëm në korrik 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë