Para

Në fillim të 2025-s, Banka e Shqipërisë moderoi ndërhyrjet në kursin e këmbimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tre muajt e parë të vitit, Banka e Shqipërisë ka ulur nivelin e injektimit mesatar ditor të lekëve në treg, në 27.8 mld lekë, nga rreth 50-60 mld lekë në tremujorët paraardhës. Kjo, shpjegon BSH, ka ndodhur pas një rritje të shpenzimeve që ka kryer qeveria përgjatë periudhës, rreth 40 mld lekë.

Për të njëjtën periudhë, Banka ka blerë edhe më pak euro, 33.3 mln euro, ku thekson se lidhet me “faktorët sezonalë”.

Vitin e shkuar, BSH tërhoqi nga tregu 932.8 milion euro, si mjet për të amortizuar disi kursin e këmbimit euro-lek. Autoritetet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje vazhdimisht Bankës që të mos ndërhyjë në kurs, por ta lejojë të reagojë natyralisht ndaj flukseve të valutës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë