Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të ketë ndryshim të xhepit edhe për pensionistët. Por ku do të gjendet paratë? Rama njoftoi se do të nisë goditja ndaj sipërmarrjeve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Kreu i qeverisë paralajmqëroi se kush nuk deklaron pagat do të trajtohet si hajdutët e energjisë elektrike.
"Javën e dytë të muajit të ardhshëm do nisim të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të ideve tona për rritjen pensioneve, por do fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Ky plan që po punohet prej muajsh, do synojë pikërisht përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej nivelit të bonusit të fundvitet dhe indeksimit, mund ët them troç, rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që për paspojë godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin ç’ka u takon pensionistëve. E thënë me fjalë të tjera, do bëjmë me kuotat e sigurimeve atë që bëmë me faturat e energjisë. Ata që s’u paguajnë sigurimet sipas pagës do i trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike", tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.