Futboll

Në dyshim gjatë gjithë verës, një kampion Europe rinovon me Sitin deri në 2026-ën

Gazeta Si – Pasi kaloi gjithë verën në dyshim dhe me Bajern Mynih si destinacion të mundshëm, Kajli Uollker ka vendosur të rinovojë me Mançester Sitin. Mbrojtësi anglez ka firmosur zgjatjen e kontratës me kampionët e Europës deri në 2026-ën.

“Jam entuziast që kam firmosur një akord të ri me klubin. E ardhmja ime është me Mançester Sitin dhe kjo është më e mira për mua. Kam shijuar çdo moment gjatë 6 viteve të fundit me këtë klub fantastik. Kam një trajner të jashtëzakonshëm, shokët skuadre shumë të mirë dhe fansat më të mirë.

Mançester Siti kampion Europe. Gazeta Si, 15 shtator 2023

Ndjej mbështetje të çdo niveli. Sezoni ‘Treble-winning’ është një nga ata që nuk harrohet kurrë dhe jemi gati të fitojmë të tjerë trofe. Jam krenar që do të vazhdoj me këtë klub, që garon për trofe të rëndësishëm çdo vit. Tani mezi pres të shoh çfarë do të sjellë e ardhmja”, – është shprehur futbollisti anglez pas rinovimit.

Gjermanët e Bajernit ngulmuan për Uollker gjatë merkatos së verës ashtu si për Herri Kejn, por në fund arritën të merrnin vetëm sulmuesin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë