Vdekjet globale si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga infeksionet mykotike janë dyfishuar në 10 vjeçarin e fundit. Sipas një artikulli shkencor të publikuar në revistën Lancet, në vit numërohen rreth 3.8 mln viktima si pasojë e tyre, nga rreth 2 mln që ishin në statistikat e 11 viteve më parë.
Puna e zhvilluar nga bashkëpunimi i mbi 300 profesionistëve mjekë, vë në pah se infeksionet akute mykotike janë rreth 6.6 mln në vit.
Një ndër shkaqet e rritjes së shifrave negative është neglizhenca dhe metodat e diagnostikimit, duke sjellë kështu një nënvlerësim të këtyre patogjenëve që përbën kërcënim për shëndetin publik.
Sot nuk ka vaksina kundër infeksionieve mykotike, të cilat në të shumtën e rasteve nuk kurohen, aspak, ose siç duhet. Një tjetër problem janë ilaçet antimykotike, të cilat duke qenë se përdoren pa kriter, humbin efikasitetin.
Ekspertët thonë se gjithashtu, një arsye tjetër që kontribuon në rritjen e numrit është se doktorët nuk i kuptojnë simptomat.
“Shumë nga këta njerëz vdesin sepse mjeku i tyre nuk e kupton se ata kanë infeksione mykotike, ose e diagnostikojnë atë shumë vonë”, thotë David Denning, mjek.
OBSH vitin e kaluar paralajmëroi se infeksionet mykotike vdekjeprurëse dhe rezistente ndaj trajtimit janë në rritje, duke përmendur 19 lloje që paraqesin një kërcënim për njerëzimin.
Denning thotë se infeksionet mykotike jetojnë në zorrët dhe në lëkurën tonë dhe përbëjnë problem kur fillon të shumohet.
Infeksioni Candida për shembull, është gjithashtu i lidhur me diabetin dhe veshkat.
Mbi 1.5 milion njerëz janë të prekur globalisht nga infeksionet kërcënuese për jetën nga Candida.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




