Është cilësuar si spinaqi toksik pasi ka shkaktuar një alarm urgjent shëndetësor në Australi pasi njerëzit që e konsumuan atë pësuan sëmundje të rënda dhe halucinacione.
Nëntë persona kishin nevojë për kujdes mjekësor pasi hëngrën spinaqin e vogël të Riviera Farms nga rrjeti kryesor i supermaketeve Costco.
Autoritetet shëndetësore thonë se simptomat e tyre kanë përfshirë gjithashtu delirime, rrahje të shpeshta të zemrës dhe shikim të paqartë.
Riviera Farms beson se spinaqi ishte kontaminuar nga një prej barërave të këqija, por asnjë produkt tjetër nuk është prekur.
New South Wales Health ka paralajmëruar se çdo pako me spinaq të markës me datë skadimi deri më 16 dhjetor nuk është e sigurt për t’u konsumuar dhe duhet të hidhet në kosh.
Ai gjithashtu nxiti këdo që ka përjetuar ndonjë simptomë të pazakontë pasi ka ngrënë spinaq që të kërkojë menjëherë kujdesin spitalor.
“Askush nuk ka vdekur, kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë fakt, por këta njerëz janë mjaft të sëmurë… deri në pikën e halucinacioneve të theksuara, ku po shohin gjëra që nuk ekzistojnë” tha Dr Darren Roberts, nga Qendra e Informacionit të Helmimit të shtetit, për Sydney Morning Herald.
Një zëdhënës i Riviera Farms tha se ata kishin marrë masa menjëherë, duke kërkuar nga dyqanet që t’i hiqnin ato nga raftet.
“Nuk ka asnjë të dhënë shtesë dhe në dijeninë tonë nuk ka mundësi që ndonjë produkt tjetër të jetë ndikuar nga këto barërat e këqija”, thanë ata.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.