Gazeta Si - Kasandër Noga dyshohet se nuk ka qenë i vetëm në momentin e atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Bruksel.
Policia belge dyshon se njëri prej autorëve të sulmit më 11 qershor, është pikërisht Noga. Ndërsa në ngjarje besohet se janë të përfshirë 2 persona, njëri prej tyre akoma nuk është identifikuar.
Në një reagim, Policia Shtetit, ka pohuar se ka kryer kontrolle edhe në Shqipëri pas atentatit në Bruksel.
“Menjëherë pas ngjarjes, ka ardhur kërkesë për bashkëpunim dhe Policia shqiptare ka ushtruar disa kontrolle për gjetjen e këtij personi por ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte hyrë në Shqipëri”, informoi sot Policia e Shtetit.
Duke konfirmuar arrestimin e tij në Vjenë të Austrisë, policia thekson ka shkëmbyer menjëherë informacione me homologët belgë.
“Nuk e kemi bërë publike për shkak se Policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike, sepse operacioni vijon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje", thuhet në njoftimin e Policisë.
Kasandër Noga akuzohet si autori kryesor i plagosjes së Erion Hasanbelliut në Belgjikë.
Kanë qenë kamerat e një biznesi në vendngjarje që kanë zbuluar se Noga ka qëlluar me 6 plumba ndaj hasmit të tij në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.