Treg

Në ankandin e parë për 2022-shin, kërkesa për bonot ishte e lartë dhe yield-i mbeti i ulët

Yield-et e Bonove të Thesarit kanë qëndruar në nivele të ulëta edhe në ankandin e parë të vitit 2022.

Në ankandin e parë të bonove të thesarit për vitin 2022, kërkesa për to rezultoi e lartë, duke kaluar shumën e shpallur me  2.1 mld lekë.

Bonot 12-mujore që u nxorën në ankand, u blenë me të njëjtin yield mesatar si në ankandin paraardhës, 1.57%, me tendencë rënëse që nga mesi i vitit 2021.

Yield-i i ulët i titujve qeveritarë tregon stabilitet financiar dhe likuiditet në treg. Sipas shifrave të BSH-së, pas Eurobondit të muajit nëntor, likuiditeti vazhdoi të rritej.

Në muajin dhjetor, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi edhe njëherë se viti 2022 me shumë të ngjarë do të sjellë një ndryshim në kahun e kursit të politikës monetare.

 Në të njëjtën ditë u hap ankandi dhe për bonot 3 mujore, që po ashtu patën një yield të ulët, prej  0.96%. Shuma e shpallur për bonot 3 mujore ishte 10 mld lekë, por kërkesa arriti në 14 mld lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë