Para

Në 2021, Qeveria dyfishoi fondin e qirasë për të pastrehët e tërmetit

Në buxhetin e 2021 qeveria ndau 1.5 miliard lek fond për pagesat e qirave për personat e mbetur të pastrehë për shkak të tërmetit të nëntorit 2019.

Por, përmes tri ndërhyrjeve, ky fond është zgjeruar dhe thuajse është dyfishuar në krahasim me planin fillestar.

“Planifikimi në buxhetin fillestar ishte në vlerën 1.5 miliard lekëve. Por, përmes ndryshimeve të qershorit, tetorit dhe ndryshimit aktual shifra kap vlerën e 2.8 miliardë lekëve”, tha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Në aktin normativ të fundit, që ministrja Ibrahimaj mbrojti para Komisionit të Ekonomisë, parashikohet një shtesë ekstra prej 308 milionë lekësh për këtë fond.

Qeveria thotë se shtimi i fondit ka ardhur si nevojë e kërkesave të bashkive, nga përllogaritjet e të cilave kostoja për mbulimin e qirave të familjeve të mbetura të pastreha nga tërmeti është rreth 3.1 miliardë lek.

Ministrja Ibrahimaj e argumentoi rritjen e shifrës me faktin që Instituti i Ndërtimit ka vijuar dhe vijon ende me inspektimet e banesave të dëmtuara dhe numri i atyre që duhen shembur, sipas saj, ka ardhur në rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë