Para

Në 2020 u përdor 57% e fondit të rindërtimit

Deri në fund të dhjetorit të vitit 2020 , qeveria ka realizuar 57% të fondit të programuar për rindërtimin e pasojave  që shkaktoi  tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019.

Nga i gjithë fondi i programuar prej 29 miliardë lekësh, janë shpenzuar 16.6 miliardë lekë sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave.

Të dhënat  përkatëse tregojnë që 7.1 miliardë lekë janë investuar nga pushteti qendror dhe 9.4 miliardë lekë nga ai lokal.

Nisur nga rregulli fiskal që qeveria ka vënë për rindërtimin, fondet që nuk janë shpenzuar nga plani i vitit 2020 do të transferohen për përdorim në vitin 2021.

Sipas planit zyrtar të qeverisë, totali i nevojave për rimëkëmbjen kërkon financimin prej 1 miliardë euro.

Kjo shumë planifikohet të financohet deri në vitin 2025 ku 30% të totalit do e financojnë fondet buxhetore të shtetit ndërsa pjesën tjetër donatorët.

Sektori me dëmet më të mëdha është ai i Strehimit (78.5%), ai Prodhues (8.4%) dhe ai i Edukimit (7.5%).

Nisur nga humbjet dhe pasojat totale, bashkitë më të prekura janë ato të Durrësit, Tiranës edhe Krujës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë