2019-a ka qenë një vit mjaft i trazuar për dy super fuqitë e Bashkimit Europian. Franca duket se po merr dalëngadalë për frenat e BE-së, ndërkohë që Gjermania po humbet terren. Edhe pse në fillim të 2019-ës, marrëdhëniet franko-gjermane dukeshin në kulmin e tyre, Berlini dhe Parisi e kanë mbyllur vitit me “kokën mënjanë”.
Arsyeja është e thjeshtë: Politikat e ndryshme të presidentit francez Emmanuel Macron, i para tanimë si pasuesi i kancelares gjermane Angela Merkel e kanë kthyer marrëdhënien me kokë poshtë. Në skenën politike europiae, Berlini është tanimë dobët ndërsa Parisi është i fortë.
Ky ndryshim pushtetesh brenda BE-së ka të ngjarë të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas presidenti Macron ka bllokuar dy herë hapjen e negociatave.
Ishte pikërisht politika e tij anti-zgjerimit ajo që dërgoi sinjalin përfundimtar se vendimet në BE nuk i merrte më vetëm Gjermania. Edhe pse vendosja e vetos ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ngjalli zemërimin e shumë vendeve anëtare, Franca i doli që nëpërmjet këtij vendimi ti hapje rruan reformimit të BE-së, një prej ambicieve kryesore të presidentit Macron.
Përçarjet Francë-Gjermani
Zyrtarë të lartë gjermanë pranojnë se gabimi i parë në marrëdhëniet me Parisin ishte i tyre. Kur Macron erdhi në pushtet, ai u përpoq të korrigjojë gabimet e paraardhësit të tij, François Hollande, duke propozuar zbatuar reforma, përfshirë edhe atë të metodlogjisë së zgjerimit.
Në vend që të bashkëpunonin me presidentin francez në gjysmë të rrugës, liderët gjermanë ranë dakord vetëm për ndryshime minimale për eurozonën. Zyrtarë shumë në Berlin tani besojnë se “Macron ka vendosur të shtyjë përpara me reformat europiane që ai i konsideron të domosdoshme, i vetëm pa Gjermaninë.”

Si provë, ata citojnë veton e liderit francez për fillimin e bisedimeve tregtare me Shtetet e Bashkuara, por edhe vendimin për të bllokuar hapjen e bisedimeve me Shqipërinë
Por gatishmëria e Macron për t’ia dalë i vetëm nuk ka të bëjë vetëm me ambiciet e tij . Ai është i bindur se paaftësia e Hollande për të menduar “konceptualisht” soli përparimin dhe ngritjen e Merkelit në Europë.
E thënë qartë: Macron beson se Bashkimi Europian duhet të bëhet një lojtar politik dhe strategjik së pari në lagjen e tij dhe më pas në botë.
Këto ide kanë acaruar tensionet me Gjermaninë. Së pari, sepse në Berlin nuk ka shumë zëra strategjik dhe së dyti, sepse planet e Berlinit janë shumë ndryshe nga ato të Parisit.
Berlini dyshon se Macron dëshiron të zëvendësojë udhëheqjen ekonomike të Gjermanisë me udhëheqjen Francës në politikë e jashtme. Kjo do ta vinte fokusin tek diplomacia dhe ushtrisë franceze dhe jo ekonomia gjermane.
Macron gjithashtu do të vazhdojë të udhëheqë me një shumicë absolute në Francë deri në vitin 2027 , edhe pse ka të ngjarë të pësoi humbje të lehtë në zgjedhjet e vitit 2022.
Në të kundërt, koalicioni i madh qeverisës i Gjermanisë, midis CDU-së së Merkel dhe Social Demokratëve duket se do të vazhdojë deri në zgjedhjet e vitit 2021, por vështirë të parashikohet se cfarë do të ndodhë pas tyre,
Sa më gjatë të qendrojë Merkel, aq më pak ka të ngjarë që pasardhësja e saj e zgjedhur, Annegret Kramp-Karrenbauer, ta zëvendësojë atë. Performanca e saj aspak se mbresëlënëse si drejtuese e CDU dhe ministre e mbrojtjes nuk ka frymëzuar deri më tani partinë e saj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “viktima”
Ekspertja e njohur e institutit europian të politikës së jashtme “Carnegie Europe” Judy Dempsey paralajmëron se mosmarrëveshjet midis Gjermanisë dhe Francës po dëmtojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut .Sipas saj, përplasjet mes Parisit dhe Berlinit, të cilat gjithnjë zgjidheshin me kompromise, po frenojnë në drejtimin e BE-së dhe vendet që preken menjëherë nga këto debate janë Shkupi dhe Tirana. Dempsey shkruan në një opinion se kjo nuk është një kohë e mirë për vendet në Ballkanin Perëndimor dhe as për përkrahësit e zgjerimit të Europës”.
Sipas këndvështrimit të saj, antipatia e Macron ndaj zgjerimit të mëtejshëm është një sinjal se ai përpiqet të zgjidhë një debat shumë të nevojshëm për marrëdhëniet e Europës me vendet e Ballkanit. Dempsey mendon se Merkel nga ana tjetër nuk është e interesuar për funksionimin e BE-së në përiudhë afatgjatë.
“Ajo i ka vendosur interesat ekonomike të Gjermanisë në radhë të parë dhe ka shmangur çdo diskutim strategjik në lidhje me drejtimin e Europës, “thotë Dempsey.
Ndërkohë që udhëheqësit e rinjtë Bashkimit Europian po marrin përsipër institucionet krysore të unionit, shenjat e para duket se nuk janë premtuese. BE-ja përballet në këtë moment me sfida të brendshme dhe të jashtme: presionet demografike, sociale dhe ekonomike janë të shumta, ndërkohë që Europa është më shumë një tabelë shahu mbi të cilën luajnë fuqitë globale po sesa një lojtar në vete.
Në këto momente mesazhi kryesor për Ballkanin Perëndimor është i qartë: vendet e rajonit duhet të demonstrojnë një nivel të mjaftueshëm të qeverisjes politike përpara se të fillojë ndonjë proces teknik i pranimit në BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.