Sociale

Ndryshon ora! Flemë një orë më pak por kemi më shumë ditë

Kthehet ora legale. Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00,  kur hyn në fuqi dhe ora e verës. Ky ndryshim, në mbrëmjen mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars 2024, përkon me festën e Pashkës. Tani mund të shijojmë një orë më shumë dritë, por humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund ta ndjejmë në ditët e para. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë