Gazeta Si – Ishin të pritshme ndryshimet e trajnerit Edi Reja për ndeshjen e sotme me Izraelin. Skuadra e tij nuk funksionoi dhe aq mirë në Islandë, sidomos në pjesën e dytë. Për ndeshjen e sotme ndryshon gati gjysma e ekipit.
Ndryshimet prekin të tre repartet. Në mbrojtje pritet që të luajë nga minuta e parë Frederik Veseli. Ai do të marrë vendin e Kumbullës dhe do të përbëjë treshen bashkë me Ismajlin dhe Gjimshitin. Në portë do jetë Berisha.

Ndryshon edhe mesfusha në qendër të saj. Abrashi do të ketë në krah Kristjan Asllanin dhe Nedim Bajramin, dy lojtarët e Empolit. Në stol do të ulen Gjasula dhe Çekiçi. Në krahë do të jenë përsëri Balliu dhe Hysaj.
Sulmin ndryshon krejtësisht, pasi Sokol Cikalleshi po kalon një gjendje gripale. Broja dhe Uzuni do të jenë dyshja titullare ndaj Izraelit.
Të dy munguan në Islandë dhe sot pritet ta ndihmojnë skuadrën kuqezi për të marrë fitoren e parë. Ndeshja luhet në “Air Albania”, në orën 20:5.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, 3-5-2
Berisha
Veseli Ismajli Gjimshiti
Balliu Abrashi Asllani Bajrami Hysaj
Broja Uzuni
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




