Futboll

Ndryshon arbitri i finales së Championsit? Marciniak rrezikon prej politikës

Gazeta Si – UEFA mund të ndërrojë arbitrin e finales së Ligës së Kampionëve mes Mançester Sitit dhe Interit, pas lajmeve për pjesëmarrjen e Marciniak në një event të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë në Poloni.

Nëntë ditë para finales së Stambollit Siti-Inter mund të ndryshojë arbitri i aktit të fundit të Champoinsit. Polaku Szimon Marciniak ka marrë pjesë në një event të liderit të ekstremit të djathtë në Poloni, Mentzen, i njohur për qëndrimet e tij homofobe dhe antisemitiste.

Szimon Marciniak. Gazeta Si, 1 qershor 2023

Vendimi (që mund të jetë i paprecedentë) do të merret nesër, por UEFA ka bërë me dije se i ka kërkuar sqarime urgjente arbitrit polkak dhe se e ka marrë shumë seriozisht çështjen. Organi që drejton futbollin europian ka theksuar se UEFA dhe i gjithë komuniteti i futbollit janë totalisht të kundërt në ide me politikanin polak të përmendur më sipër.

Në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe arbitri anglez Antoni Tejlor, që drejtoi finalen e Ligës së Europës mes Romës dhe Seviljes. Ai është sulmuar nga disa tifozë të Romës në aeroportin e Budapestit, ku u desh ndërhyrja e agjentëve të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë