Gazeta Si – Ndryshime në stolat e Kombëtareve kuqezi të moshave. FSHF ka bërë disa lëvizje së fundi te skuadrat që përgatisin lojtarët e së ardhmes të Shqipërisë. I vetmi që nuk ka lëvizur, është trajneri i Shpresave, Alban Bushi, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.
Kombëtarja U-17 do të drejtohet nga Bledi Shkëmbi, i cili ishte trajner i Kombëtares U-19, duke ia lënë këtë vend Julian Ahmatajt. Ardi Behari, trajneri i Kombëtares U-17 merr detyrën e përgjegjësit të sektorit të skautizmit në FSHF. Fatjon Muhameti merr drejtimin e Shqipërisë U-16.
Dhe Erjon Stavri do të jetë koordinatori teknik i Qendrave Rajonale. Janë të gjithë ish-lojtarë të njohur të Superiores, që tashmë po bëjnë karrierë në trajning, apo dhe në poste të tjera drejtuese të futbollit shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.