Ekonomi

Ndryshohet Buxheti për herë të katërt; 1,4 mld lekë shkojnë për shëndetësinë

Për borxhet e bizneseve zgjidhja në janar

Qeveria në mbledhjen e radhës ka ndryshuar për herë të katërt Buxhetin e Shtetit 2020.

“Akti normativ për buxhetin 2020, një akt i domosdoshëm në kushtet e finalizimit të një viti të vështirë ku përballuam dy ngjarje”, është shprehur ministrja e financave Anila Denaj në një konferencë për shtyp ku ka bërë me dije ndryshimet dhe rialokimet sipas sektorëve.

Por ministrja është shprehur se nuk jemi në emergjencë dhe nuk kemi pse të jemi konservatorë në buxhet.

Sipas ndryshimeve më të fundit, nga rialokimet 1,4 mld shkojnë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, 400 mln lekë për spitalet, 1 mld lekë për ndihmën ekonomike, për personat me aftësi të kufizuar 816 mln lekë dhe pagesa e ndihmës ekonomike 184 mln lekë.

Po ashtu në këto ndryshime është menduar edhe për infrastrukturën dhe energjinë me fokus reformën e ujit ku vihen në dispozicion 420 mln lekë subvecion për ndërmarrjet ujësjellës.

Do të bëhet edhe pagesa për 30 projekte që kanë avancuar në këtë drejtim.

Nga 4,5 mld lekë që janë alokuar në fillim të vitit për furnizimin me ujë, në fund të vitit qeveria ka menduar me rishikimin e buxhetit shkojnë në 8 mld lekë në fund të këtij vi

Përsa i përket shpërblimit të pensionistëve në fundvit, nga shuma 5000 lekë seicili do të përfitojnë 9932 pensione familjare dhe  mbi 8045 pesnion të parakohshëm.

Sipas ministers shpërndarja nis javën e ardhshme.

Ministrja bëri me dije se 673 mln lekë shkojnë për mbarëvajtjen e plotë të zgjedhjeve në 2021 dhe projektin e identifikimit elektronik dhe projektin pilot të votimit

“Akti I katërt normative lidhet me emergjencën për tiu qëndruar më afër njerëzve.

Ulja e fundit 4,5 mld lekë për projektet PPP bëri të mundur pagesat për qytetarët. 19,1 mld lekë I mungojnë buxhetit nga lehtësimi që u kemi bërë bizneseve.”- u shpreh ministrja Debaj duke risjellë në kujtesë edhe aktet e tjera normative.

Ministrja bëri me dije se projekti I rindërtimit nga 20 mld lekë shkoi në 31 mld lekë e do të vijojë edhe në vitet në vazhdim ku në 2021 do të alokohen 28 mld lekë. Ajo argumentoi se është një detyrim për të kthyer individët në familjet e tyre duke theksuar se fondi I rindërtimit  është fond I trashëgueshëm përtej 2021.

Ministrja në përgjigje të gazetarëve për një projeksion për ekonominë tha se mbetet tek treguesit aktual për një rritje 5,5 % në 2021.

Nuk mund të bëjmë parashikime 100% , tha ajo, por situate nuk është e tillë emergjnete që të bëjmë një buxhet konservator, por kemi tkurrur shpenzimet e panevojshme.” Ato të prioriteteve janë të nevojshme për të injektuar para në ekonomi, për të rritur konsumin. Ajo që do të presim që investimet private si do të jenë, është e pritshme që investimet e huaja do të kenë trendin e tyre logjik,” tha ministrja Denaj.

Përsa i përket bllokimit të llogarive dhe mbledhjes së borxheve e kamatvonesave të bizseve fason ministrja u shpreh se këtë situatë nuk dëshiron ta lidhë me pandeminë, se borxhet e akumuluara janë ndër vite, “prandaj situata kërkon një analizë sa janë dhe pse ka arritur akumulimi deri këtu. Bëhet fjalë për të gjitha bizneset, jo vetëm për fasonët. Nga pandemia po vuan edhe turizmi dhe të tjerë, nuk duam të jemi selektiv. E kemi nisur analizën dhe do të shprehemi në janar që të shohim se si mund ti ndihmojmë bizneset”, tha ministrja Denaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë