Futboll

Ndryshimet për sezonin e ri të Serisë A, arbitrat më shumë pushtet në vendimmarrje

“Asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë. Ky është koncepti që duhet të mbahet mend.”- Kështu deklaroi Rizzoli, në Sportilia gjatë seminarit me gjyqtarët. Kjo është ajo që përsëriti edhe dje. Ky sezon i ri do të ketë publik më të vëmendshëm dhe më të shumtë. Tani rregullat janë më të kodifikuara dhe ka më pak hapësirë ​​për interpretim. Edhe pse me kritika nga sezoni i shkuar, prekja e topit me dorë do të jetë ashtu si edhe vitin e kaluar, pa ndryshuar ndonjë pikë në rregullore.

Edhe më e qartë, tani krahu i shkëputur nga trupi do të gjykohet më së tepërmi lidhur me qëllimin për të ndikuar në drejtimin e topit. Me pak fjalë, prekja me dorë do të jetë gjithnjë më e rreptë në vendimet që arbritrat do të marrin këtë vit në Seria A. Nëse topi godet krahun e gjerë në një pozitë të panatyrshme, për shembull mbi lartësinë e shpatullave ose në lëvizje që rrisin vëllimin e trupit, do të mbetet ende në vullnetin e arbitrit vendimmarrja për kapjen e topin me dorë në zonat e afërta të trupit.

Këto rregulla të reja pritet të vihen në zbatim, duke filluar nga dy ndeshjet e para këtij sezoni të ri, Juventus – Parma dhe Fiorentina – Napoli. Dy ekipet kryesore në luftën për titull do të nisin që në javën e parë sfidën drejt trofeut shumë lakmuar të Serisë A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë