Politike

Ndryshimet në qeveri, PD: U ricikluan të korruptuarit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi të martën se me ndryshimet e fundit në qeveri, Rama ricikloi të korruptuarit.

“ …Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten.

Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë