Politike

Ndryshimet në qeveri dhe emërimi i Spiropalit, të hënën seancë e jashtëzakonshme

Të hënën në orën 18:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet me votim të fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollas.

Gjithashtu në parlament pritet të votohet me votim të hapur edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar të njoftuara nga kryeministri Rama në mbledhjen e Kongresit të PS-së. Të hënën pritet që Presidenti Bajram Begaj të dekretoje emrat e rinj, ndërsa Blendi Klosi njoftoi se po në këtë ditë në orën 8.00 të mëngjesit do të ketë edhe mbledhje grupi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë