Politike

Ndryshimet në qeveri/ Berisha: Lëvizje e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një videomesazhi, pas ndryshimeve në qeveri të ndërmara nga kryeministri Edi Rama, pak më parë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thotë se zgjidhja e vetme që pranon opozita është dorëheqja e Ramës.

‘Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar’, thotë Berisha në fjalën e tij, duke shtuar se kjë është lëvizje e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij.

“Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, përfundon Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë