Sektori i Turizmit dhe Bujqësisë do të kenë lehtësira në mbështetjen me financime nëpërmjet bankave të nivelit të dytë si dhe institucioneve jobankare mikrofinanciare.
Ndryshimet në projektligjin e diskutuar në komisionin Parlamentar të veprimtarive prodhuese, tregtisë dhe mjedisit “Për ratifikimin e marrëveshjes për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit dhe sektorit të turizmit, Berzh – Shqipëri” synojnë përmirësimin e aksesit të financimit në këta dy sektorë.
Sipas Ministres së Bujqësisë, Milva Ekonomi, këta ndryshime u japin mbështetje iniciativave që vijnë nga projektet e IPARD.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e agrobizneseve dhe bizneseve që operojnë në fushën e turizmit për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje