Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja për bizneset e lidhura në tensionin 35 KV. Sipas ERE, për shkak të kursit të euros, tani 1 kilovat do t’i kushtojë atyre 31.5 lekë nga 31.15 lekë që ishte më parë. Në gusht, çmimi për to u ul me 0.5 lekë/kilovat, po nga lëvizjet në kursin e monedhës europiane.
Bizneset e lidhura në këtë tension janë ata që mund të kishin dalë vetë në treg të energjisë, të liberalizuar, ose në mungesë të mundësive do të merrnin atë nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, në OSHEE, me çmim të mesatarizuar. Në të kundërt, do të paguanin çmimin e tregut. Aktualisht, në tregun e liberalizuar janë rreth 7.500 biznese.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe një herë kërkesa për përfshirjen në këtë çmim edhe të kostos së disbalancave, që u rrëzua përsëri, pasi do ta rriste më tej. Bordi kërkoi zhvillimin e një seance dëgjimore për këtë çështje.
Bizneset e lidhura në tensionin e mesëm 20, 10, 6 KV, do të kenë çmimin 18.26 lekë/KW deri në dhjetor dhe do të rishikohet më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




