Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut diskutoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”.
Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi se shtesat synojnë një ridimensionim të prefektit si në misionin e tij ashtu edhe në kompetenca.
“Domosdoshmëria për këto ndryshime erdhi si nevojë për të rritur efiçencën dhe përforcimin e rolit të prefektit”, deklaroi Balla.
Por këto ndryshime, nënvizoi ministri, “nuk ndikojnë në vetëqeverisjen lokale”.
Tjetër shtesë e cila u diskutua në mbledhje ishte edhe ngritja e këshillave vendor të sigurisë publike. Në këtë pikë, sipas ministrit, i vihet rëndësia rolit të prefektit që të ndërlidhet me Ministrinë e Mbrojtjes për situata te vështira në raste të emergjencave civile.
Kjo nismë u kundërshtuan nga opozita, ku sipas deputetes së PD-së, Dhurata Çupi, ky ligj nuk sjell risi apo domosdoshmëri për ta ndryshuar, thjesht bën të mundur kontrollin e institucionit të prefektit nga qeveria.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili siguroi ministrin që opozita nuk do i votojë këto ndryshime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.