Kryeqyteti i Kinës, Pekini është goditur nga përmbytjet shkatërruese, që ka parë në ditët e fundit shirat më të dendur në 140 vjet.
Sipas Shërbimit Meteorologjik të Pekinit, vlera maksimale e reshjeve të regjistruara ndërmjet mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të së mërkurës në një stacion në qytet ishte 744.8 milimetra dhe është “shiu më i madh në 140 vjet”. Matjet e sakta filluan në vitin 1883. Rekordi i mëparshëm i shiut u vendos në 1891 me 609 mm.
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur kryeqytetin kinez dhe provincën veriore fqinje, Hebei, kanë lënë të paktën 20 të vdekur dhe 19 të zhdukur në total, sipas mediave zyrtare. Përmbytjet kanë përmbytur rrugët dhe kanë ndërprerë rrugët e komunikimit.
Shirat e rrëmbyeshëm filluan të godasin zonën metropolitane të Pekinit të shtunën.
Në vetëm 40 orë, kryeqyteti kinez pa ekuivalentin e reshjeve mesatare të një muaji të tërë korriku. Shirat e dendur në kryeqytet kanë vrarë të paktën 11 persona, duke përfshirë një zjarrfikës që po merrte pjesë në operacionet e shpëtimit.
Në Hebein fqinj, moti i keq ka lënë të paktën nëntë të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.
Kina po përjeton mot ekstrem dhe temperatura rekord këtë verë, ngjarje që shkencëtarët thonë se janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



