Ndarjet midis albatrosëve monogamë po rriten nga ndryshimet klimatike, pasi ngrohja e ujërave i detyron meshkujt të udhëtojnë për ushqim. Ky është përfundimi i një studimi të udhëhequr nga studiues nga Universiteti i Lisbonës, të cilët kaluan 15 vjet duke studiuar albatrosët me vetulla të zeza. Normalisht, vetëm 3.7 për qind e zogjve ndahen nga partneri i tyre i zgjedhur që ndodh pas një përpjekjeje të dështuar për mbarështimin e pasardhësve. Megjithatë, kjo shifër rritet deri në tetë për qind kur temperaturat e ujit ngrihen dhe çiftet ndahen. Studiuesit kanë propozuar dy shpjegime të mundshme se si temperaturat më të ngrohta të detit mund të rrisin normat e ndarjeve. Meshkujt janë të detyruar të gjuajnë më gjatë dhe të fluturojnë në vende të largëta dhe nuk kthehen në vendet e tyre të shumimit për kohë të gjata dhe kështu femrat gjejnë partnerë të tjerë.
“Në shumë lloje marrëdhëniesh monogame shoqërore, ndarja është një strategji që përdoret për të korrigjuar partneritetet nën-optimale dhe është i informuar nga matjet e performancës së mëparshme të mbarështimit,” shkruajnë studiuesit në punimin e tyre.

“Mjedisi ndikon në produktivitetin dhe mbijetesën e popullatave, duke ndikuar në mënyrë indirekte divorcin nëpërmjet ndryshimeve në normat demografike,” shkruajnë ekspertët.
Ekipi konfirmoi se çiftet e albatrosëve kishin më shumë gjasa të ndaheshin edhe pas një dështimi në mbarështim, e zogjtë zgjodhën partnerë të rinj në sezonin e ardhshëm të shumimit. Në mënyrë të veçantë, albatroset femra – të cilat priren të nisin ndarjet – kishin 5.4 herë më shumë gjasa të ndaheshin me partnerin e tyre nëse vezët e tyre nuk dilnin.
“Divorci i nxitur nga mjedisi mund të përfaqësojë një pasojë të neglizhuar të ndryshimit global,” paralajmëruan studiuesit.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



