Nga data 31 mars do të nisë prokurimi publik sipas ligjit të ndryshuar.
Fillimisht sipas ligjit, kur të hapet një tender, autoritetet duhet të bëjnë kërkime në treg mbi ekspertë të fushës dhe të garantohet konkurrenca.
Konkurimi do të bëhet dy llojesh: konkurim i hapur ku mund të futet çdo operator ekonomik i interesuar dhe konkurimi i kufizuar ku operatorët e interesuar duhet të dërgojnë një kërkesë tek autoritetet që duan të jenë pjesë e tenderit.
Është parashikuar gjithashtu procedura që do të njihet si dialogu konkurrues. Kjo e fundit është procedurë që zhvillohet në tri faza: faza parakualifikuese, faza e dialogut dhe faza e paraqitjes së ofertës përfundimtare.
Procedura me negocim pa shpallje do të kryhet kur asnjë operator ekonomik nuk interesohet apo kur operatorët që kanë shpallur kërkesën nuk plotësojnë kushtet.
Marrëveshjet kuadër mund të zgjasin 4 vite ndërsa sektorialet 8 vite.
Në marrëveshjet sektoriale, uji, gazi, energjia etj, operatori mund të skualifikohet deri brenda 3 muajve nëse nuk përmbush kriteret.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




