Lojëra me Dore

Ndryshime të rëndësishme te basketbolli i meshkujve, Erkand Karaj trajner i Kombëtares

Gazeta Si – Federata Shqiptare e Basketbollit ka marrë së fundi disa vendime të rëndësishme. Është emëruar trajneri i ri Kombëtares, i cili është Erkand Karaj. Po ashtu, është zgjedhur edhe sekretari i përgjithshëm i FSHB-së, Franko Bushati.

Bushati e merr këtë detyrë në kupolën drejtuese të basketbollit shqiptar pas një karriere të suksesshme si lojëtar. Erkand Karaj ndërkohë ka firmosur kontratën për 3 vjet për drejtimin e Kombëtares kuqezi të parketit.

Prezantimin e dy drejtuesve të rinj në basketbollin shqiptar e bëri presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, në praninë e gjithë pjesës tjetër të stafit dhe personazheve të njohur të basketbollit shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë