Kombetarja

Ndryshime të mëdha ndaj Islandës, Reja ul në stol yjet kuqezi

Gazeta Si – Shqipëria luan sot në ‘Air Albania’ ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, ku deri tani ka zhgënjyer. Kuqezinjtë marrin vendin e dytë, nëse fitojnë, por në shortin e Europianit gjithsesi do të jenë në vazon e tretë.

Pritet një revolucion sot në formacionin e Kombëtares, me disa nga lojtarët më të rëndësishëm që do të ulen në stol. Që nga kapiteni Hysaj i pari, pas paraqitjes shumë të dobët në Izrael. Por edhe Broja e Asllani, nga sa është parë në seancën e fundit, nuk janë titullarë.

Ekipi para ndeshjes me Izraelin. Gazeta Si, 27 shtator 2022

Në portë do të jetë përsëri Strakosha. Në treshen e mbrojtjes do të pozicionohen Ismajli, Veseli dhe Gjasula. Mesfushori kthehet disa metra prapa për të mbuluar një rol që e ka bërë edhe me klubin e tij në Gjermani.

Balliu dhe Lenjani do të jenë do të jenë dy lojtarët e krahëve. Në qendër të mesfushës pritet të luajnë nga minuta e parë Abrashi, Ramadani dhe Bajrami. Dhe në sulm do të jetë Uzuni përkrah Cikalleshit, edhe pse beratasi nuk është në gjendjen më të mirë fizike.

Nga ky formacion kuptohet qartë se Reja ka mbetur i pakënaqur me lojtarët që luajnë me klubet më të mëdha, duk nisur nga Broja, i cili shpërdoroi dy raste të pastra në Izrael.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Strakosha
Ismajli Gjasula Veseli
Balliu Abrashi Ramadani Bajrami Lenjani
Uzuni Cikalleshi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë