Ikën Bledi, vjen Bledari. Pas humbjes me Kastriotin, në stolin e Dinamos janë bërë ndryshime, edhe pse klubi nuk i ka zyrtarizuar ende. Bledi Shkëmbi ka mbyllur aventurën në stolin e ekipit kryeqytetas dhe tashmë detyrën e trajnerit do ta marrë Bledar Devolli, ndihmësi i korçarit prej disa javësh.
Dinamo, e rikthyer në Superiore pas një kohe të gjatë, ka bërë investime të mëdha, por nuk ka marrë rezultatet që pritej, ndaj dhe ka ardhur ky ndryshim në stol. Blutë mbajnë vendin e shtatë në renditje, me 19 pikë në 19 javë.

Që nga derbi me Partizanin, i vlefshëm për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Dinamo do të drejtohet nga Devolli, i cili të bëjë kthesën me këtë skuadër. Për kryeqytetasit, Kupa është mundësia e vetme për të shpëtuar sezonin. Bledi Shkëmbi e mori drejtimin e Dinamos në verë, pas rikthimit të saj në elitë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




