Nga Gazeta ‘Si’-Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste përfundoi edhe me një ndryshim në drejtimin politik.
Edi Rama mësohet se gjatë mbledhjes ka komunikuar vendimin për zëvendësimin e Pandeli Majkos si drejtues qarku në Kukës.
Në vend të tij është caktuar Eduart Shalsi.
Mësohet se në fokus të takimit ishte përgatitja për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, si edhe fushata për votën e diasporës, e cila zë në një vend të rëndësishëm në strategjinë e Partisë Socialiste.
Në pjesën e parë të pranishëm online kanë qenë edhe kryetarët e bashkive. Më pas mbledhja ka vazhduar vetëm me kryesinë.
Regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për t’u bërë pjesë e procesit nis më më 11 janar.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Athinë, Londër, New York dhe Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.