Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur disa ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit.
Lëvizjet e firmosura nga kryepolici prekin disa drejtori në qarqe si Kukës, Elbasan dhe Dibër.
Mësohet se Arjan Muça, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan do të transferohet në Tiranë tek Drejtoria e Përgjithshme për t’ia lënë vendin zv/drejtorit Alket Shatro.
Në Kukës Erigert Mitri, drejtor i Drejtorisë Vendore po ashtu transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë teksa në vend të tij emërohet Alban Çela, drejtori i DVP Kukës.
Ndërkohë, Skënder Kalemi i Dibrës do të transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në vend të tij do të shkojë Artur Selimi që mbante detyrën e zv/drejtorit të Drejtorisë në Vlorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




