Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë.
SuperSport mëson se tekniku brazilian pritet që t’i besojë Strakoshës sërish mes shtyllave, ndërsa në mbrojtje me shumë gjasa do të bëjë ndryshime. Mitaj mbetet në të majtë, ashtu si dhe Gjimshiti në qendër. Por, përkrah kapitenit, pritet të vendoset Ardian Ismajli. Në të djathtë, Hysaj mund t’i lërë vendin Balliut.
Mesfusha do të jetë e njëjtë si në ndeshjen me Italinë, me Ramadanin që do të pozicionohet para mbrojtjes, ndërsa do të mbështetet nga Asllani dhe Bajrami
Në sulm Asani është rikuperuar dhe është gati për të nisur që nga minuta e patë edhe ndaj Kroacisë, por ndryshimi pritet të jetë në të majtë, aty ku Arbër Hoxha mund të luajë që nga fillimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.