Lojëra me Dore

Ndryshim radikal në tenis, 600 mln dollarë për unifikimin e turneve meshkuj-femra

Lajmi për një revolucion në botën e tenisit ka kohë që qarkullon. Alarmin e ngriti pak muaj më parë numri 1 i ATP-së, Andrea Gaudenzi, kur tha: “Të ardhurat tona përfaqësojnë vetëm 30% të asaj që gjeneron golfi. Kemi një miliard fansa dhe jemi një sport më global se golfi, por problem është se nuk jemi të koordinuar”.

Rrethi i sportit të raketave, me sa duket, nuk ka një ekuilibër stabël mes shoqatave që e përbëjnë: ITF (Federata ndërkombëtare), ATP dhe WTA (Sindikatat e lojtarëve dhe lojtareve). Për të gjetur formulën dhe kiminë për të funksionuar gjithçka, është e komplikuar, sepse duhen sistemuar kalendari, kontratat tv, marketingu e të tjera.

Nga nje ndeshje e turneut Roland Garros. Gazeta Si, 15 dhjetor 2021

Për këtë arsye, ATP-ja dhe WTA-ja e shohin me vëmendje interesimin e “Cvc Capital Partners”, një fond investimesh britanik dhei sh-pronar i Formula 1. Projekti i “Cvc”, sipas “SkyNews”, ka që tani një emër: “One Tennis”. Vlera e operacionit është 600 milionë dollarë (530 milionë euro) për të hyrë me një kuotë në minorancë (15%).

Bëhet fjalë për një propozim revolucionar, bashkimin e aktiviteteve të ATP-së dhe WTA-së, turneve të meshkujve dhe femrave në një çati. Projekti është në një fazë të avancuar dhe dy kupolat drejtuese të sistemit të tenisit ua kanë besuar kompanive të specializuara studimin e tij në çdo aspekt. ATP-ja ka pajtuar britanikët e “Rothschild”, kurse WTA-ja bankën e investimeve amerikane “Allen&Company”.

Nga nje ndeshje gjate turneut US Open. Gazeta Si, 15 dhjetor 2021

Tenisi ka një ndjekje të madhe në nivel botëror, por ndarja e aktiviteteve sjell sisteme të ndryshme klasifikimi, dy logo dhe dy site. Pa marrë parasysh faktin se ATP-ja dhe WTA-ja e adminsitrojnë të ndara shitjen e të drejtës televizive dhe kjo ka pasoja te spektatorët, sepse mund të ndodhë që ndeshjet e meshkujve dhe të femrave të të njëjtit turne, të transmetohen të platform të ndryshme.

Një “kokë” e vetme mund t’i bëjë gjërat më të thjeshta për të gjitha kontratat. Për më tepër, futja e kapitaleve të freskëta mund ta lejtësojë ringritjen ekonomike post-pandemi, që e ka goditur fort edhe tenisin.
Nëse gjithçka mbyllet me sukses, do të ketë një ndryshim radikal të kalendarit, që do të unifikohet shpejt në një të vetëm për meshkujt dhe femrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë