Numri i yjeve që njerëzit mund të shohin me sy të lirë është zvogëluar në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit.
Christopher Kyba, një shkencëtar nga Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat në Potsdam, tha se shpejt yjet nuk do të shihen më me sy të lirë për shkak të “Skyglow”, ndriçimit që shkakton ndotja natën.
Ai dhe kolegët e tij e publikuan këtë zbulim në revistën Science.
Këtë përfundim e nxorën 12 vite pasi panë çdo natë yjet.
Ndryshimi në dukshmërinë e yjeve që njerëzit raportuan, duke dorëzuar numrin e tyre të yjeve në një projekt në internet të quajtur ‘Globe at Night’, ishte i barabartë me një rritje vjetore pothuajse 10% të shkëlqimit të qiellit çdo vit.
Kjo do të thotë, thonë shkencëtarët, se një fëmijë i lindur në një zonë ku shiheshin 250 yje, ndoshta do të shohë më pak se 100 yje në të njëjtin vend 18 vjet më vonë.
Siç theksuan studiuesit Fabio Falchi dhe Salvador Bara, njerëzit në përgjithësi mahniten nga ‘bukuria’ e dritave të qytetit, sikur të ishin dritat në pemën e Krishtlindjes.
“Ato nuk e kuptojnë se këto janë imazhe të ndotjes. Është si të admirosh bukurinë e ngjyrave të ylberit që benzina prodhon në ujë dhe të mos e pranosh që është ndotje kimike”, thanë studiuesit.
Kyba tha se ka shpresuar të shohë disa shenja përmirësimi në ndotjen nga drita gjatë viteve të fundit, sepse shumë qendra urbane kanë ndryshuar kohët e fundit ndriçimin e tyre për të qenë më efikas në energji. Qytetet, veçanërisht në vendet e zhvilluara, po ndërrojnë dritat e vjetra të rrugëve me LED moderne.
Sipas një studimi të vitit 2022 nga Agjencia Europiane e Hapësirës, kostoja relativisht e ulët e ndriçimit LED po kontribuon gjithashtu në këtë problem.
Agjencia e përshkroi këtë si një “paradoks ndriçimi”, duke shpjeguar se ndërsa revolucioni i ndriçimit LED premtoi të reduktonte konsumin e energjisë dhe të përmirësonte shikimin e njeriut gjatë natës, në përgjithësi ndotja nga drita është rritur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



