Mjedis

Ndotja e mjedisit ndikon edhe tek foshnjat e porsalindura

Ndikimi që kanë ndotësit e përditshëm në zhvillimin e fëmijëve të palindur është studiuar në një vazhgim të madh dhe ka treguar sa sa impakt ka ndotja e mjedisit. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar dëmin që mund të ketë ndotja e ajrit në rritjen dhe madhësinë e fetusit, si dhe lidhjen me lindjet e parakohshme.

Shkencëtarët në Universitetin Swansea i kanë përqendruar pyetjet e tyre në ndotësit e jashtëm dhe tymrat e trafikut, si dhe ndotësit e ambienteve të brendshme si sobat me dru, produktet e pastrimit dhe gatimi.
Ekspertët studiuan organet e ndryshme, si mushkëritë dhe truri, ndikohet nga ndotja që çon në shëndet të dobët që në fëmijëri.

Mostrat biologjike u morën nga vullnetare të ndryshme shtatzëna në periudha të ndryshme gjatë shtatzënisë së tyre.Ato u morën nga zgavra e hundës, gjaku periferik dhe i kërthizës, placenta dhe sperma.

Mostrat u kespozuan ndaj PM2.5 – një koktej ndotëssh kimikë dhe biologjikë duke përfshirë pluhurin e shtëpisë, komponimet organike të paqëndrueshme dhe kimikatet që gjenden në produktet e pastrimit.

Shkencëtarët shpjeguan se ndotja mund të ndikojë në lindje me probleme shëndetësore dhe kjo është mënyra se si reagojnë gratë ndaj mjedisit. 
Cathy Thornton, profesor i imunologjisë njerëzore në Universitetin Swansea, tha se kjo është një mënyrë që gratë shtatzëna përgjigjen  ndaj ndotjes së ajrit, si një mënyrë për të kuptuar pasojat shëndetësore për fëmijët e tyre.

“Përveç kësaj, ne do të punojmë me gratë shtatzëna dhe familjet e tyre, me publikun e gjerë, qeverinë vendore dhe kombëtare si dhe me bizneset për të monitoruar ekspozimet e grave shtatzëna ndaj ndotjes së ajrit të brendshëm dhe të jashtëm dhe t’i lidhim këto me rezultatet e mëvonshme shëndetësore të fëmijës”,shtoi ai.

Projekti nuk ka përfunduar dhe do të vazhdojë për katër vjet dhe ka si synim rritjen e kërkimin multidisiplinar në fushat kryesore të cilësisë së ajrit.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë