Shendet

Ndotja e ajrit nxit problemet mendore, rreziku i depresionit rritet me 13%

Ekspozimi kronik ndaj ndotjes së ajrit rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve mendore. Gjithashtu kur tymi është përtej niveleve të lejuara, problemet psikiatrike mund të përkeqësohen. Kështu rreziku i depresionit rritet me 13%.
Kjo u deklarua nga ekspertët e mbledhur për Seminarin Ndërkombëtar “RespiraMi” të organizuar nga Fondacioni IRCCS Ca 'Granda Ospedale Maggiore Policlinico dhe Fondacioni Ndërkombëtar Menarini, në Milano.


Për herë të parë në Itali, një studim me pak më pak se dy milionë njerëz të ndjekur për tetë vjet vlerëson, ndikimin në shëndetin mendor të ekspozimit kronik ndaj ndotjes së ajrit.
Sipas të dhënave, për çdo rritje prej rreth 1 mikrogram për metër kub në ekspozimin ndaj grimcave të imta (PM2.5), rreziku i depresionit rritet me 13%. Ai i çrregullimeve të ankthit me 9%, i skizofrenisë me 7%, veçanërisht në moshën ndërmjet 30 dhe 64 vjeç.
Në mënyrë të ngjashme, ekziston një korrelacion midis pranisë së tymit dhe rritjes së recetave të antipsikotikëve, antidepresantëve dhe stabilizuesve të humorit që rriten deri në 4%.

Foto ilustruese-Ndotja e krijuar nga automjetet-Marrë nga interneti-20.06.2022.


“Këto të dhëna shqetësuese të reja mbi efektet afatgjata të ndotjes tregojnë se pluhuri është një rrezik konkret jo vetëm për zemrën dhe mushkëritë, por edhe për trurin” vëren Sergio Harari, bashkë-president i Seminarit.
Eksperti shtoi se pluhuri mund të jetë toksik për funksionimin e trurit deri në atë pikë sa të shkaktojë patologji psikiatrike. Kjo për shkak një rritjeje të inflamacionit të përgjithshëm ose një ndryshimi të mbrojtjes antioksiduese.

Sipas ekspertëve këto efekte janë të njohura edhe tek fëmijët.

"Ne e dimë, se nivelet e ekspozimit ndaj ndotjes atmosferike lidhen me aftësitë në testet matematikore dhe gjuhësore”, thotë Pier Mannuccio Mannucci, profesor i mjekësisë së brendshme, Universiteti i Milanos
Rreziku i pluhurave për mirëqenien mendore konfirmohet edhe nga një studim tjetër i diskutuar paraprakisht gjatë konferencës. Ky studim është kryer në partneritet nga Njësitë e Epidemiologjisë dhe Psikiatrisë të Poliklinikës së Milanos, mbi rreth 200 pacientë me depresion bipolar.

Duke analizuar të dhënat në lidhje me ekspozimin ndaj pluhurit në ditët menjëherë para tij, tregoi se rritja e grimcave PM10 në ajër shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital, pikërisht për probleme mendore.
"Këto të dhëna konfirmojnë efektet negative të ndotjes në shëndetin mendor, duke treguar se kushtet mjedisore mund të ndikojnë shumë në menaxhimin e pacientëve me depresion bipolar", përfundoi Michele Carugno, bashkë-autore e studimit.

Burimi:La Stampa/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë