Futboll

Ndoj i rilindur te Breshia, Reja ka një alternativë më shumë

Gazeta Si – Emanuele Ndoj duket se ka rilindur. Mesfushori 25-vjeçar ka lënë pas periudhën e errët që ia shkaktuan dëmtimet dhe është kthyer në ditët e tij më të mira. Trajneri Reja ka një alternativë më shumë tashmë.

Ndoj shënoi një gol shumë të bukur në fitoren 2-0 të Breshias në kampionat. Ai realizoi me goditje dënimi, duke i hapur rrugën suksesit të skuadrës së tij në javën e parë të kampionatit.

Pas paraqitjes shumë të mirë në Kupën e Italisë, ku gjeti rrugën e rrjetës, mesfushori ishte protagonist edhe në kampionat ndaj Sudtirolit. Futbollisti shqiptar e nisi titullar këtë ndeshje dhe u zëvendësua në pjesën e dytë.

Me këtë formë që po tregon, Ndoj e meriton një ftesë nga trajneri Reja për ndeshjet e radhës së Kombëtares. Kohët e fundit lojtari ka munguar në Kombëtare për shkak të probleme fizike.

ani ai është në top formë dhe shumë mirë mund t’u bashkohet Bares, Gjasulës, Asllanit, Laçit dhe të tjerëve në mesfushën kuqezi.

Ndoj me fanellën e Breshias. Gazeta Si, 15 gusht 2022

Gjatë merkatos së verës emri i Ndojt u lakua edhe për një kalim te Tirana, por duket se ishte vetëm një dëshirë. Mesfushori ka marrë menjëherë rol protagonisti te Breshia, me lojë dhe gola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë