Një burrë 59-vjeçar në Meksikë ka vdekur nga një lloj gripi i shpendëve, H5N2, i pa regjistruar ndonjëherë tek njerëzit më parë.
Nuk ka asnjë rrezik për publikun e gjerë, thonë autoritetet, dhe asnjë nga kontaktet e ngushta të viktimës nuk është infektuar.
Ndërkohë është e paqartë se si e ka marrë virusin, megjithëse ka pasur raste në disa ferma shpendësh në Meksikë.
Infeksionet si kjo ndonjëherë mund të kalojnë nga kafshët te njerëzit. Viktima ka pasur probleme të tjera shëndetësore që ndoshta e bënë atë më vulnerabël.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet e tjera po monitorojnë llojet e gripit si ky, që mund të kenë mutacion të mundshëm dhe të bëhen një kërcënim.
Çfarë është gripi i shpendëve?
Ka shumë lloje të gripit të shpendëve.
Rastet ndodhin tek njerëzit herë pas here dhe pacientët zakonisht përmirësohen.
Një lloj i gripit të shpendëve, i quajtur H5N1, është përhapur prej javësh në tufat e lopëve në SHBA, me një numër të vogël rastesh të raportuara tek njerëzit.
Ndërsa Britania kohët e fundit deklaroi se është zhdukur gripi i shpendëve pasi nuk regjistroi asnjë rast të ri të H5N1, pas shpërthimeve në shpendë dhe zogj të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




