Lojërat Olimpike janë hapur me një ngjarje aspak normale. Takimi që solli më shumë emocione ishte ai mes Argjentinës dhe Marokut.
Lojtarët argjentinas barazuan në minutën e 106’ të sfidës, gjë që acaroi tifozët marokenë, të cilët filluan duke hedhur sende në fushë.
Kjo gjë e detyroi arbitrin që të çonte skuadrat drejt dhomave të zhveshjes pa kontrolluar sistemin VAR deri sa të qetësohej situata, me të gjithë që menduan se takimi u mbyll.
Por pas rishikimit me VAR, dy orë pasi ndeshja mendohej se kishte përfunduar, gjyqtari suedez e anuloi golin e barazimit për pozicion jashtë loje. Pasi të gjithë tifozët kishin dale nga fusha me idenë se ndeshja ka mbaruar, lojtarët janë rikthyer në fushë për të luajtur edhe tre minuta shtesë me stadiumin e boshatisur.
Në këto tre minuta, Maroku arrit të ruante rezultatin dhe të fitonte 1-2, duke marrë tre pikët në një takim që do të hyjë padyshim në librat e historisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.