Mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit po zhvillohen online si masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Por, në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, të zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure, Myslim Murrizi nuk iu shfaq Gramoz Ruçit nga kamera e vet, por nga kamera e Korab Litës, për të njoftuar caktimin e këtij të fundit si relator të nismës së opozitës për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Vendimi i Murrizit “tingëllon” si me pahir, pasi vetë Lita i thotë: “Jo jo! Shko ti mor burrë!”. Megjithatë, Myslim Murrizi këmbëngul dhe Gramoz Ruçi pranon Korab Litën si relator të grupit parlamentar demokrat Korab Litën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.