Shendet

Ndjeheni të lodhur? I nxehti një nga shkaktarët e plogështisë gjatë ditëve të verës

Pse ndihemi kaq të lodhur kur moti është shumë i nxehtë?

Temperaturat e larta të kombinuara me nivelet e larta të lagështisë janë shpesh shkaku i lodhjes, sepse mund të sjellin çekuilibër të elektroliteve dhe rënie të presionit të gjakut.

Kur është shumë nxehtë, veçanërisht me nivele të larta lagështie, është e lehtë të ndihesh shumë i lodhur edhe pa bërë ndonjë gjë të veçantë gjatë ditës.

Kjo gjendje prek veçanërisht ata që vuajnë nga presioni i ulët i gjakut ose janë hipertensivë. Në fakt, terapitë tradicionale antihipertensive, kur është shumë vapë, mund të bëhen të tepërta dhe për këtë arsye duhen rregulluar dhe modifikuar nëse është e nevojshme, duke kërkuar këshilla nga mjeku juaj.

Me nxehtësinë e tepërt, sistemi i termorregullimit të trupit (i cili duhet të mbajë një temperaturë konstante prej 37 gradë) ndryshon dhe shkon në alarm, duke shkaktuar reagimet e nevojshme për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt: para së gjithash, djersitje.

Prandaj nxehtësia shkakton dehidratim dhe rritje të temperaturës së trupit dhe është e nevojshme të pini sa më shumë lëngje dhe të ulni temperaturë  trupit sa më shumë që të jetë e mundur.

Humbja e kripërave minerale nëpërmjet djersës, me një sasi të pamjaftueshme (në veçanti të magnezit dhe kaliumit) mund të jetë përgjegjëse për çekuilibrat e elektroliteve me dehidrim të rëndë që përfshin lodhje muskulore, marramendje, vështirësi në përqendrim dhe ulje të presionit të gjakut.

Pse lagështia e përkeqëson ndjenjën e lodhjes?

Kur lagështia është shumë e lartë, djersa nuk avullohet shpejt dhe për këtë arsye nxehtësia e trupit nuk eliminohet në mënyrë efektive.

Për të lejuar shpërndarje më të madhe të nxehtësisë së trupit, trupi ynë zgjeron enët sipërfaqësore të gjakut dhe kjo shpesh çon në një rënie të presionit të gjakut që ju bën të ndiheni veçanërisht të lodhur.

Pse vuajnë më shumë të moshuarit?

Në përgjithësi, mekanizmat delikate të termorregullimit janë në gjendje të kompensojnë çekuilibrat që shkaktojnë valët e zjarrta të nxehtësisë.

Megjithatë, këta mekanizma janë më pak efikas tek të moshuarit dhe tek ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje dhe që marrin ilaçe.

Çfarë mund të bëni për të parandaluar lodhjen nga nxehtësia?

Para së gjithash, duhet të matet presioni për të verifikuar që vlerat janë brenda një intervali normal. Gjithashtu, duhet të ndiqet një dietë e larmishme, me sasinë e duhur të kripërave minerale, veçanërisht nëse praktikoni sporte në natyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë