Rritja e përdorimit të telefonave dhe pajisjeve të tjera ka shkaktuar shqetësim për efektet e dëmshme të “dritës blu” në lëkurën tonë. Thuhet se është po aq e dëmshme sa dritat UVA ose UVB dhe drita blu është bërë armiku i ri i plakjes dhe gjatë viteve të fundit, produkte për kujdesin e lëkurës janë zhvilluar për të mbrojtur në mënyrë specifike kundër saj.
Por a janë vërtet efektive këto produkte apo është thjesht një mënyrë tjetër marketingu? Tre dermatologë tregojnë se sa e dëmshme është drita e pajisjeve si telefoni dhe sa ndihmojnë produktet kundër saj.
Çfarë është drita blu?
“Dielli është burimi kryesor i dritës blu, por ekranet dixhitale si televizorët, laptopët dhe telefonat celularë janë burime shtesë, si dhe ndriçimi LED dhe fluoreshent”, thotë dermatologia Connie Yang, duke shtuar se drita blu nuk është aq e dëmshme për lëkurën sa rrezet UV nga dielli.
Si mund të ndikojë drita blu në lëkurë?
Studimi i dritës blu dhe efektet e saj në lëkurë janë relativisht të reja.
“Studimet e fundit kanë treguar se drita e dukshme (400-700 nm) (përveç rrezeve UV) mund të shkaktojë hiperpigmentim,” thotë dermatologu David Kim.
Ai shton se është vërtetuar gjithashtu se drita blu ka më shumë hiperpigmentim sesa drita e kuqe.
“Një studim tjetër tregon se drita blu shkakton skuqje dhe irritim”.
Kim shpjegoi gjithashtu se drita blu çon në rritjen e prodhimit të melaninës, e cila mund të çojë në hiperpigmentim.
Dermatologu Hamdan Abdullah Hamed thotë se drita blu mund të çojë gjithashtu në plakje të parakohshme.
“Drita blu shkakton rrudha dhe pigmentim të pabarabartë,” tha ai.
Drita blu, megjithatë, ka disa anë pozitive.
Hamed thotë se “Përdoret kryesisht për të trajtuar problemet e lëkurës si puçrrat dhe qelizat parakancerogjene të lëkurës duke shkatërruar këto qeliza”.
Studimet kanë treguar se drita blu që vjen nga pajisjet është e njëjta gjë si drita blu që vjen nga maskat LED për kujdesin e lëkurës (shpesh përdoret për të luftuar aknet). Yang shtoi se në dermatologji, drita blu përdoret edhe për trajtimin e ekzemës dhe psoriasis.
A duhet vërtet të mbrojmë lëkurën tonë nga pajisjet?
Përgjigja është pak e ndërlikuar. Megjithëse hulumtimi i bërë deri më tani tregon nevojën për kujdesin e lëkurës me dritë blu në raste të caktuara, është shumë herët për të thënë nëse është thelbësore për të gjithë.
Megjithatë, ekspertët pajtohen se është thelbësore për njerëzit që duan të përmirësojnë pigmentimin (nga dëmtimi i diellit ose aknet) ose ata që kanë njolla kafe.
“Nëse jeni vazhdimisht përpara një ekrani blu ose dritave artificiale, atëherë keni nevojë për kujdes ndaj lëkurës kundër dritës blu. Unë do të investoja në syze për të mbrojtur sytë nga dëmtimi së pari”, thotë Hamed.
A mbron mjaftueshëm një rutinë bazë e kujdesit të lëkurës me SPF nga drita blu?
Jo plotësisht, thanë ekspertët.
“Kremrat me SPF ofrojnë mbrojtje kryesisht kundër rrezeve UVA/UVB, por jo për tjetër”, thotë Kim, duke shtuar se vetëm kremi kundër diellit nuk mund ta mbrojë lëkurën nga drita blu.
Burimi: Huffington Post. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.