Kriza aktuale e pandemisë COVID-19 dhe mbyllja ekonomike për shkak të masave kundër krizës shëndetësore, kanë çuar në një rritje të paparë të numrit të punëtorëve që mungojnë në punë dhe një numër në rritje të vendeve të punës të humbura.
Eurostat publikon rezultatet e para të një ushtrimi të programit të përqendruar në vlerësimin e humbjeve të të ardhurave nga punësimi përgjatë shpërndarjes. Të gjitha shifrat e dhëna janë pjesë e statistikave eksperimentale të prodhuara nga Eurostat në kuadër të vlerësimeve të avancuara mbi pabarazinë e të ardhurave dhe treguesit e varfërisë.

Humbja e vlerësuar për të ardhurat mesatare të punësimit në nivelin e BE-së është -5.2% në 2020 krahasuar me 2019.
Ndikimi i krizës është përhapur shumë në mënyrë të pabarabartë mes shteteve anëtare, është veçanërisht i fortë për nën-grupet më të prekshme të popullsisë që punon, me pagë të ulët që kanë humbje 3 deri në 6 herë më të mëdha se pagat e larta në gjysmën e shteteve anëtare të BE-së .
Qeveritë kombëtare kanë vendosur ose aktivizuar skema pune afatshkurtra për të adresuar sfidat ekonomike COVID-19, në veçanti, politikat për të ruajtur vendet e punës (skemat e kompensimit të pagave). Këto kontribuan në zbutjen e humbjes së të ardhurave në të gjitha vendet e BE-së me humbjen e përgjithshme të të ardhurave që janë përgjysmuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




