Gazeta Si - Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar mbrëmjen e sotme(30 mars) nga policia pasi një natë më parë kanë mjekuar Nuredin Dumanin në Fier i cili u gjet i plagosur në një apartament.
Mjekët e arrestuar janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi, kurse infermieri është Bledi Bërdalli. Të dy mjekët kanë deklaruar para policisë se e kanë ndihmuar Dumamin por pa e ditur se kush ishte. Arrestimi i mjekëve erdhi pasi ata nuk kallëzuar në polici se ku fshihej Dumani.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operaconi është bërë arrestimi i shtetasve:
H. H., 40 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
M. H., 20 vjeçe, banuese në Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
Dumani u plagos pasditen e djeshme(29 mars) në zonën e Papërit në Elbasan pas përplasjes me armë zjarri me ish-mikun e tij, Talo Çelën. Ai u arratis drejt Fierit ku dhe kishte një apartament me qira. Pas disa orësh ndjekje, Dumani u kap nga policia pak para mesnatës.
Në momentin e arrestimit, Dumani nuk ka bërë rezistencë, pasi ka qenë i shtrirë në një krevat dhe ishte duke u mjekuar në kushte shtëpie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.