Bota

Ndihmësit e Bidenit, të shqetësuar nga shenjat e lodhjes psiko-fizike të presidentit

Gazeta Si – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, megjithë sigurinë që është përpjekur të tregojë në publik, ka shfaqur shenja të qarta të rritjes së lodhjes fizike dhe mendore.

Kështu shkruan gazeta Ëall Street Journal, duke raportuar dëshmitë e 45 zyrtarëve dhe ekspertëve që janë në kontakt ose janë marrë me shefin e Shtëpisë së Bardhë pas dyerve të mbyllura, dhe të cilët janë intervistuar nga gazeta “gjatë disa muajve”.

Shumë e përshkruajnë presidentin të luhatshëm për sa i përket pranisë dhe energjisë së tij.

Gazeta përshkruan një sërë rrethanash, në të cilat Biden u shfaq i hutuar, deri në atë pikë sa të injoronte detajet ose informacionin e disponueshëm publikisht, ose “bërjen e deklaratave të pakuptueshme bazuar në shënime të shkruara”.

Burimet e cituara nga gazeta përmendin, për shembull, negociatat me dyer të mbyllura për rifinancimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, të cilat u zhvilluan shkurtin e kaluar.

Sipas pesë zyrtarëve që morën pjesë në takim, presidenti “nganjëherë foli aq me zë të ulët, saqë disa bënë përpjekje për ta dëgjuar mirë atë”.

Biden “u mbështet në shënimet e shkruara për deklarata të dukshme, ndaloi shpesh dhe mbylli sytë për periudha kaq të gjata, saqë shumë në dhomë pyesnin veten nëse ai e kishte fikur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë