Gazeta Si – Një zyrtare e Bashkisë Vau i Dejës në Shkodër dhe 51 qytetarë të kësaj bashkie, janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se përmes mashtrimit kanë përfituar ndihmën ekonomike edhe pse nuk i plotësonin kushtet për marrjen e saj.
Gjatë operacionit policor të koduar “Mashtrimi”, u proceduan 51 shtetas, të gjithë banues në Vig-Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale “Mashtrimi”.
Policia thotë se këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron Bashkia Vau i Dejës
Ndërsa 41-vjeçarja R.S., me detyrë administratore sociale në Bashkinë Vau i Dejës, është vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sepse në kundërshtim me ligjin, ka bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike, shtetasit e lartpërmendur, të cilët kanë qenë jashtë vendit ose nuk plotësonin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




